“SUBVENCIONET TË HIQEN VETËM PËR ATO KOMPANI QË NUK KANË RESPEKTUAR MARRËVESHJEN”
Pa çmim të subvencionuar të rrymës elektrike të mbeten vetëm ato kompani nga sektori I industrisë së ushqimit që nuk I kanë ulur çmimet e prodhimeve bazë të ushqimit, e jo të gjitha firmat e këtij sektori. Kjo, sic njofton KlanM, është qasja që preferohet nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, kur kjo çështje të gjendet në seancë të Qeverisë, që tashmë është paralajmëruar nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Qasja ime do të ishte, nëse është e mundshme, për komapni të caktuara. Ka kompani që nuk kanë ulur çmimet. Inspektorati i Tregut duhet të bëjë analizë nëse kjo është për shkak se nuk kanë dashur ose se kanë elemente tjera në strukturën e harxhimeve. Nëse nuk ka shkaqe objektive, atëherë normalisht nuk do të kenë çmim të subvencionuar të energjisë elektrike, jo të gjithë kompanitë e sektorit të ushqimit por vetëm ata që nuk kanë zvogëluar çmimet” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.
Ministri i Ekonomisë, ditë më parë, sic percjell KlanM, deklaroi se mbi 60 e diku mbi 70% të kompanive nga sektori i ushqimit nuk kanë zvogëluar çmimet e prodhimeve bazë dhe se pas përfundimit të analizave nga Inspektorati i Tregut, Ministria e Ekonomisë do t`i propozojë Qeverisë heqjen e masës për ndihmë të këtyre kompanive me subvencionimin e çmimit të rrymës elektrike.
Masat për firmat, sic tha Bekteshi, do të ridestinohe për të ndihmuar kategorinë më të cënuar të qytetarëve. /KlanMacedonia/