Kovaçevski: Rrymë më të lirë për kompanitë – stabilizim të çmimit të ushqimit (VIDEO)

Kompanitë që prodhojnë produktet ushqimore bazë do të paguajnë energji elektrike me çmim më të lirë, me çmim fiks 80 euro për megavat orë dhe me këtë pritet që çmimi final I produkteve bazë të ulet për më sa paku 10 përqind. Kjo është një prej masave që Qeveria I miratoi në seancën e sotme, e që I shpalosi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Vendimi i Qeverisë ka të bëjë me kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë ku bëjnë pjesë prodhuesit e vajit për gatim, bukës dhe prodhimeve të miellit, prodhuesve të miellit, qumështit dhe produkteve qumështore, industria e mishit. Me këto masa kompanitë, prodhuesit e produkteve ushqimore bazë do të kenë energji stabile dhe më të lirë që në fund do të ndikojë në stabilizimin e çmimeve të produkteve finale që prodhohen dhe shiten nga këto kompani.”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share