Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në takimin e lideréve të Ballkanit Perëndimor – BE, tha se kjo do të thotë edhe kyçje në tregun e përbashkët evropian.
“Qëllimi është që të bisedojmë për Planin për Rritje të Ballkanit Perëndimorë që paraqet aksion konkret të Bashkimit Evropian në pjesën e rritjes së bashkëpunimit rajonal mes shteteve por edhe kyçjen e në tregun e përbashkët evropian. Bisedimet kanë filluar mbrëmë me një darkë të përbashkët të liderëve. DO të miratojmë një deklaratë të përbashkët e cila do të paraqes përkushtim për kryerjen e aktiviteteve që prezantojnë fillimisht reformat në shtete tona, e dyta rritja e bashkëpunimit dhe e treta zbatimi i aktiviteteve nga Plani për Rritje, që do të sjell reforma, do të sjell dhe instrumente financiare në shumë prej 6 miliardë euro”, deklaroi Kovaçevski.