Rasti “Onischenko”/ Kovaçevski: MPB të hetojë se si u transmetua live seanca e Kuvendit

“MPB të hetojë se si u transmetua live seanca e Kuvendit”

Kryeministri Kovaçevski nuk është i kënaqur se si është organizuar seanca për e komisionit në Kuvend për rastin “Onishchenko”. Kërkon edhe nga Ministria e punëve të brendshme që të hetojë se si ka ndodhur që një seancë e mbyllur e komisionit të lëshohet drejtpërdrejte në internet.
Informoi se Qeveria ka urdhëruar institucionet adekuate që të nisin procedurën për marrjen e shtetësisë të oligarkut kontrovers, e sapo të përfundojnë me procesin ata do të dalin me informatë për publikun.

“Qeveria në seancë të mbyllur solli vendim me të cilën kërkohet që institucionet relevante që të fillojnë aktivitete për marrjen e shtetësisë nga Aleksandar Onischenko. Procedura do të jetë në bazë të dispozitave ligjore dhe sapo të zbatohet, institucionet relevante do të dalin me informacione”, deklaroi kryeministri Kovaçevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share