“PLANI PËR ANËTARËSIM DERI NË VITIN 2030 ËSHTË AMBICIOZ POR JO I PAREALIZUESHËM”
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që deputetët të sillen si burrështetas kur të jenë në duart e tyre ndryshimet kushtetuese. Sa i përket planit për anëtarësim deri në vitin 2030 thotë se është ambicioz por jo i parealizueshëm”
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski duke folur për ndryshimet kushtetuese në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, tha se, e ka të qartë që vendimi i deputetëve në Kuvend nuk do të jetë i lehtë, por pret prej tyre që të sillen si burrështetas. Sipas tij, deputetët kanë zgjedhje të lënë vendin në stagnim dhe pasiguri, apo të miratojnë vendim për ardhmëri më të mirë.
“Besoj sinqerisht dhe jam i bindur që ato do të jenë në nivelin e detyrës dhe do të sjellin vendim që të mundësojnë ardhmëri më të mirë edhe për ne edhe për fëmijët tanë. Deputetët janë megjithatë para së gjithash edhe përfaqësues të qytetarëve, ndërsa qytetarët duan të jetojnë në vend anëtar të BE-së. Duan të jemi anëtare e plotë. Jo vetëm për shkak të anëtarësimit, por për shkak të standardit më të mirë të jetës, për sundimit më të mirë të së drejtës, për infrastrukturë më të mirë, shërbime më të mira për qytetarët, për përparim ekonomik, të drejta sociale dhe sundim të demokracisë” – tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.
Kovaçevski më tej shtoi se, është optimist racional dhe se anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030 është plan ambicion por qëllim i realizueshëm.
“Ne kemi pasur 45 përqind harmonizim me legjislacionin e BE-së edhe para se të fillojnë negociatat, kjo sigurish nuk është e rastësishme, kjo është produkt i punës së palodhshme dhe të përkushtuar të institucioneve. Kjo qeveri dhe ne si politikanë të përgjegjshëm, nuk kemi vetëm angazhime deklarative që të shohim vendin në BE. Ne, shume herë, kemi dëshmuar në vepër se si punohet kur kemi parasysh qëllimet strategjike shtetërore. Pas 11 viteve bllokadë, ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kemi filluar negociatat me BE-në” – tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është kusht për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Sipas paralajmërimeve të kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, procedura për ndryshimet kushtetuese pritet të fillojë në muajt e parë të vitit të ardhshëm. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi