Në bisedimet me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore publike dhe private duhet të kërkohet një mënyrë për të vendosur një çmim optimal për analizat për Covid-19, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do të përmirësohet situata, duke qenë se nuk ka analiza në institucionet shtetërore dhe qytetarët janë të alarmuar nga çmimet e larta në qendrat private, kryeministri tha se tashmë kanë biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali. , se numri i testeve për Covid-19 në institutucionet e shëndetit publik është i mjaftueshëm në raport me çmimin në shëndetësinë private.
Tashmë jemi duke biseduar me ministrin e Shëndetësisë për sasinë e testeve që janë në dispozicion në shëndetësinë publike, të cilat janë në nivel të mjaftueshëm dhe për çmimin që ofrohet në shëndetësinë private. Dhe normalisht do të duhet të ulemi bashkë edhe me ata që i ofrojnë në shëndetësi private, sepse janë operatorë ekonomikë privatë dhe të shohim se cili mund të jetë çmimi optimal që mund të kemi këtë vjeshtë, sepse siç e shohim korona është ende e pranishme në mbarë botën, jo vetëm këtu. Shifrat janë në rritje, theksoi Kovaçevski nga Tetova.