Kovaçevski: Nuk takohem me Taravarin gjatë kësaj jave

Kryeministri Kovaçevski mohoi të jetë takuar me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë ditës së sotme e madje sipas tij, një takim i tillë nuk është caktuar as deri në fund të kësaj jave.

“Sot nuk kam pasur takim me z. Taravari. Kishim seancë të qeverisë për konceptin e reformave tatimore, të cilin ua prezantuam. Përndryshe, për këtë javë me z.Taravari nuk kemi caktuar takim”, deklaroi shkurt kryeministri Dimitar Kovaçevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share