Kovaçevski nuk pranon që bullgarët të marrin pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese

“Procesi për ndryshimet kushtetuese është çështje e brendshme e RMV-së”

Vendimmarrja dhe e gjithë puna është ekskluzivisht nën kompetencë të institucioneve tona dhe të vendit tonë, kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski për dëshirën e Bullgarisë për të qenë pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese.

“Procesi për ndrushimet kushtetuese është çështje e brendshme e RMV-së, që është e lidhur me qasjen për bisedimet me Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjëvullnet politik që dikush nga jashtë të përfshihet në këtë proces.  Deklarata e ministrit për punët e jashtme në Bullgari, e cila ndoshta dhe nuk është dhënë në kontekstin e duhur por të gjithë të interesuerit do të mundet që këtë proces ta përcjellin pëmes mediave të cilat do të jenë të kyçura në këtë process”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Dëshira e Bullgarisë që të jetë pjesë e këtij procesi e tha shefi i diplomacisë bullgare Nikolai Milkov në Bruksel. duke thënë se dëshirojnë të jenë pjesë e procesit që të ecë pa probleme dhe që të konsultohen me palën maqedonase për këto çështje./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share