Grubi nga Tirana: Gjuha shqipe, zyrtare në tre shtete

Zëvendëskryetari Artan Grubi sot mori pjesë në Konferencën jubilare në nderë të 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe që u mbajt në Tiranë nën organizim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Grubi mes tjerash theksoi se në Manastir është ngritur institucion kombëtar, Muzeu i Shtëpisë së Alfabetit, që financohet nga buxheti i shtetit.

“Unifikimi i gjuhës shqipe ishte i rëndësisë jetike edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sepse u vendos si standard i përgjithshëm i përdorimit që vlente edhe për ne. Gjuha shqipe ka rëndësi do të thosha dy dimensionale: I pari është dimensioni kulturor e shpirtëror pasi që kjo gjuhë flitet nga mbi 30 % e popullsisë në mënyrë aktive dhe dimensioni i dytë është ai shoqëroro politik, pasi që gjuha shqipe është zyrtare në nivel lokal dhe qendror. Me ndryshimet e fundit të Ligjit të gjuhëve, gjuha shqipe vihet në përdorim të plotë zyrtar në të gjitha nivelet, përfshirë Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë. Jemi me fat sepse kemi një veçanti nga të gjitha trojet tjera shqiptare, nga Lidhja e Prizrenit, tek Kongresi i Manastirit dhe deri te pavarësia e Vlorës. Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut vendoset në hartën e tre ngjarjeve më të rëndësishme historike kombëtare”, deklaroi mes tjerash Grubi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share