Kovaçevski nga Samiti i NATO-s: Anëtarsimi në BE, kyç për stabilitetin e rajonit

“TË VAZHDOHET MBËSHTETJA E FORTË PËR UKRAINËN”

Integrimi i shpejtë euroatlantik është vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Ky është mesazhi i dërguar nga Kovaçevski nga Samiti i NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Pavarësisht se fokusi i Samitit është Ukraina, Kovaçevski theksoi se anëtarsimi I RMV-së në BE është kyç për stabilitetin e rajonit.

“RMV si anëtare e NATO-s- dhe me bisedime të hapura me BE, në mëynrë të pakontestueshme vepron si factor stabiliteti në Ballkanin perendimor.  Do të vazhdojmë që me vendosmëri dhe me konstuktivitet për të sjell bashkëpunim rajonal dhe konsolidim të rajonit tonë. Pikërisht për këtë punojmë dhe jemi të përkushtuar që të realizojmë strategjinë e dytë, e ajo është anëtarsimi në BE”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski poashtu shpalosi tre pikët për të cilat janë dokorduar shtetet e NATO-s.

“Si liderë kemi marrë vendime thelbësore me të cilat do të mbrohet siguria kolektive e shteteve dhe e qytetarëve tanë. E para – miratuam planet rajonale për mbrojtje kolektive – reagim i shpejtë ndaj kërcënimeve tokësore, ajrore dhe ujore. Ky është transformim gjeneratash që për një kohë të gjatë do ta fuqizojë NATO-n. E dyta – sollëm metodologji të re për investim në mbrojtje, ku jo më pak se 2% nga prodhimi brutovendor, ku 20% do të destinohet për modernizim. Ne këtë vit kemi 1.85% nga prodhimi brutovendor që do të shkojë për mbrojtjen, apo gjithsej 274 milionë euro. Vitin e ardhshëm, sipas parashikimeve do të arrijmë në 2% të prodhimit brutovendor, kjo do të thotë 304 milionë euro dhe do ta vazhdojmë këtë ritëm edhe në të ardhmen”, tha Kovaçevski.

Në seancën e tretë morën pjesë 31 vende anëtare të NATO-s dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share