Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi tha se paqja në Kosovë nënkupton paqe për të gjithë rajonin.
Kreu i ekzekutivit thotë se të dy palët duhet t’u përmbahen marrëveshjeve tashmë të arritura.
“Paqja në Kosovë është gjithashtu paqe për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se koha e konflikteve është shumë larg pas nesh, kështu që implementimi i marrëveshjeve të bëra tashmë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksi për planin e implementimit duhet të jenë imperativ për të gjithë politikanët nga të dy vendet. Ne bëjmë thirrje për deeskalim të situatës dhe për vazhdimin e komunikimit me ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së mes dy palëve”, tha Kovaçevski.