Kovaçevski nga Brukseli: Ndryshimet kushtetuese të patjetërsueshme!

DRAFT-KONKLUZIONET ISHIN SHUMË TË QARTA

Draft-konkluzionet janë të qarta, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me reformat kurse procesi I ndryshimeve kushtetuese është një process I domosodshëm që në fund do të rezultojë me përfundimin me sukses të negociatave dhe të bëhemi vend anëtar I BE-së, ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, para nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, përcjell KlanM.

“Maqedonia e Veriut, përfundoi me sukses procesin e kriningut, që u njoh nga BE-ja, mirëpo të gjithë e dini se kemi edhe një obligim që duhet ta përfundojmë. Varet prej nesh, megjithatë ky diskutim padyshim se do të vazhdojë. Nëse të gjithë aktorët politik në vend kishin pozicione sikurse koalicioni qeveritar, sot këtu do të kishte një situatë ndryshe, do të bisedonim për hapjen e kapitujve dhe klasterëve. Ndryshimet kushtetuese janë obligim i notuar në Raportin dhe në vet draft-konkluzionet thuhet sapo të miratohen ato amendamente menjëherë do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare. Gjithcka që kam folur gjatë një viti e gjysmë u konfirmua si e saktë” , tha Dimitar Kovaçevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share