Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim me përfaqësuesin special të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin dhe me të dërguarin special të Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.
Në takim u diskutua për tema aktuale me rëndësi thelbësore për perspektivat e vendit tonë, si dhe u theksua roli i Maqedonisë së Veriut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
U shpreh pritshmëria që në periudhën e ardhshme të mbizotërojë pjekuria dhe përgjegjësia ndaj shtetit dhe qytetarëve, përkundër interesave partiake, dhe se përfaqësuesit politikë, të zgjedhur nga qytetarët, do të realizojnë vullnetin shumicë të popullit për anëtarësim në BE dhe mundësinë me të cilën po përballet vendi.
Saracin dhe Frangesh rikonfirmuan mbështetjen e Gjermanisë dhe Sllovenisë për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe bënë thirrje për vazhdimin e shpejtë të rrugës së nisur evropiane pa ndërprerje.
Saracin dhe Frangesh rikonfirmuan mbështetjen e Gjermanisë dhe Sllovenisë për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe kërkuan vazhdimin e shpejtë të rrugës së nisur evropiane pa u ndalur.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe Sllovenisë. “Vlerësojmë përkushtimin tuaj për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Gjermania, si shteti më i madh anëtar i BE-së, dhe Sllovenia, si pjesë e rajonit tonë, udhëheqin një rol të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, që gjithsesi ka një reflektim në perspektivat”, tha në takim Kryeministri Kovaçevski.