Kovaçevski në Rejkjavik u takua me Mishel, Makron dhe de Kru

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e samitit të 4-të të Këshillit të Evropës në Rejkjavik pati takime të shkurtra me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, me presidentin francez Emanuel Makron dhe kryeministrin belg, Aleksandar de Kru.

Kovaçevski në Fejsbuk publikoi se kishte takim një takim përzemërt me Sharll Mishell, siç thotë “mik dhe mbështetës i madh në përcaktimin tonë strategjik për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

“Partnerët dhe mbështetësit tanë ndërkombëtarë e njohin përparimin e vendit tonë. Në Maqedoninë e Veriut ata shohin një partner serioz që qëndron për demokracinë, lirinë, paqen dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Perspektiva evropiane e vendin tonë është një proces i pakthyeshëm në të cilin kemi mbështetjen e miqve tanë evropianë, shkruan Kovaçevski.

Për takimin me Markonin, nga ana tjetër, thekson se me presidentin francez kanë ndarë optimizmin për anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe për një proces të shpejtë reformues.

“Është në interesin tonë që liderët me ndikim si presidenti francez të na mbështesin në rrugën tonë për në BE”, thotë Kovaçevski.

Para hapjes së Samitit, ai kishte takim edhe me kryeminsitrin belg, De Kru.

“Më vjen mirë që Belgjika jep një mbështetje të madhe për rrugën tonë evropiane dhe sigurisht për angazhimin tonë ndaj reformave. Politika jonë e fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit është shembull i mirë dhe i mirëpritur edhe nga Belgjika, shkruan kryeministri Dimitar Kovacevski në publikimin e tij në Fejsbuk.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share