Kovaçevski në OKB: RMV-ja s’ka alternativë tjetër përpos BE-së

RMV-ja SHEMBULL SUKSESI DHE EVROPA NË MINIATURË

Nga foltorja e OKB-së në Njujork, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, rikujtoi pozicionin e Maqedonisë së Veriut në sfidat aktuale globale që lidhen me luftën në Ukrainë.

“Agresioni I Federatës ruse ndaj Ukrainës paraqet shkelje flagrante të Kartës së OKB-së, si dhe normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk mund të arsyetohet, as të relativizohet. Rusia duhet që menjëherë ta ndërpresë agresionin dhe t`i tërheq trupat nga Ukraina” – deklaron Kovaçevski.

Nga OKB-ja Kryeministri Kovacevski paralajmëroi se Maqedonia e Veriut nga 1 Janari 2023 do ta kryesojë OSBE-në, duke u zotuar se vendi do të jetë në shërbim të paqës dhe sigurisë.

Ai deklaroi se si demokraci funksionale multietnike, Maqedonia e Veriut sot është një shembull I suksesshëm I Evropës në miniaturë.

“Bashkë me dy fqinjtë, Shqipërinë dhe Serbinë, themeluam nismën “Ballkani I Hapur” që është një shembull suksesi I lidhjes rajonale që kontriboi me angazhimet e përbashkëta për heqjen e barrierave të panevojshme në lëvizjen e njerëzve, tregtisë e mallrave” – tha Kovaçevski.

Sipas Kryeministrit Kovacevski, Maqedonia e Veriut sot është anëtare dinjitoze e NATO-s dhe se pas 17 viteve të marrjes së statusit të kandidatit, vendi ka nisur negociatat me BE-në.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër që do të na mundësojë standard më të mirë jetësor. Përkundrazi, krahas vështirësive, BE-ja mbetet opsioni më I mirë për të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë. Ne nuk kemi as mundësi e as privilegje që tani të heqim dorë” – tha Kovaçevski.

Ndërkaq, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedone, Kryeministri Kovacevski pret që procesi I skriningut RMV- BE të përfundojë për 14 muaj, kurse sipas dinamikës së punës, vendi në vitin 2030 të bëhet anëtare fuqiplotë e BE-së. / KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share