Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese përgjegjësi e të gjitha partive politike

DERA E QEVERISË E HAPUR PËR TË GJITHA PARTITË PRO-EVROPIANE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se për ndryshimet kushtetuese përgjegjësi duhet të mbajne të gjithë partitë politike. Sa i takon përfshirjes së Ash në qeveri theksoi se dyert e qeverisë janë të hapura për të gjithë partitë pro evropiane.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sërish ju bëri thirrje deputetëve që të mbështesin ndryshimet kushtetuese duke ju rikujtuar se janë të zgjedhur pikërisht me votat e qytetarëve, dhe se qytetarët dëshirojnë të shohin vendin në Bashkimin Evropian. Ndryshimevet kushtetuese, sipas  Kovaçevskit janë përgjegjësi e të gjithë partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend.

Deputetët në Kuvend duhet të kenë parasysh se i përfaqësojnë qytetarët, ndërsa qytetarët dëshirojnë të jetojnë në shtet anëtare të plotfuqishme të BE-së, ndërsa një nga vendit që duhet ta miratojmë deri në anëtarësimin e plotë të vendit janë ndryshimet KushtetueseShumica e 2/3 për ndryshimin e Kushtetutës dhe vazhdimin e rrugës evropiane nuk duhen për Qeverinë dhe Kuvendin, nuk është proces i një partie politike por proces i të gjitha partive përfaqësuese në Kuvend që duhet të sigurojnë ardhmëri evropiane shtetit” – tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër i RMV-së

Duke folur për zgjerimin e koalicionit qeverisës dhe përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, Kovaçevski theksoi se dera e qeverisë është e hapur. Sipas tij, deri më tani me këtë parti nuk është biseduar për ndarjen e resorëve.

“Normalisht që dera në qeveri është e hapur, gjithashtu edhe sot mund të konfirmoj që për resorë konkrete dhe marrjen e përgjegjësive për momentin nuk është biseduar marrë parasysh që bisedimet janë realizuar në nivelin e konceptit politik dhe në nivelin e vlerave politike”, tha mes tjerash Kovaçevski” – tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër i RMV-së

E sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se kohëve të fundit opozita nuk po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se kërkesa e tyre është e luhatshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share