Kovaçevski: Ndryshimet Kushtetuese – në Athinë do t’i raportoj presidentes së KE-së!

“DORËHIQEM DITËN QË VOTOHEN NDRYSHIMET KUSHTETUESE DHE SHKOJMË NË ZGJEDHJE”

Pritet që një nga temat në takimin e Athinës, të jetë edhe procesi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, në kontekst të integrimit më të shpejtë të rajonit në BE.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka quajtur të suksesshëm nisjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese në parlament, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë një interviste për Tv Sitel, ai është shprehur i bindur se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka kapacitet për të miratuar edhe një vendim strategjik për të ardhmen e vendit.

Përkundër mesazheve të vazhdueshme të VMRO-DPMNE-së se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, sipas Kryeministrit Kovaçevski, sic percjell KlanM, aktualisht këto ndryshime kanë mbështetjen e 73 deputetëve.

Për detajet e procesit ai do ta njoftojë Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve të vendeve anëtare të BE-së, në Athinë.

“Do të kemi një takim formal me Presidenten e KE-së, të cilën do ta njoftoj për procesin, edhe pse ajo ka të gjitha informacionet. Procesi nisi me 70 vota “për” rendin e ditës për ndryshimet kushtetuese, edhe pse disa supozuan dhe donin që kjo shifër të jetë nën 65. Por, u tregua se për momentin janë 73 vota” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ditën që do të votohen ndryshimet kushtetuese, do të dorëhiqem dhe do të shkojmë në zgjedhje – tha Kryeministri Kovaçevski, sic percjell KlanM, duke theksuar se ky qëndrim i tij tashmë është i njohur.

“Nëse e shihni ekspozenë time në seancën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, isha absolutisht i sinqertë se çfarë fitojmë me BE-në. Unë publikisht e kam thënë se ditën kur do t`i votojmë ndryshimet kushtetuese, do të dorëhiqem dhe do të shkojmë në zgjedhje” – deklaroi Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në Athinë do të marrë pjesë në darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve të vendeve anëtare të BE-së nga rajoni, nikoqir i së cilës do të jetë Kryeministri grek Kirjakos Micotakis.

Darka joformale, sic percjell KlanM, mbahet me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Selanik dhe “Deklaratës së Selanikut”. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share