Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese – Mariçiqi çdo ditë paraqitet në VMRO-DPMNE!

RASTI “MERKO” – VIJOJNË PËRPLASJET VMRO DPMNE – LSDM

Vazhdojnë përplasjet partiake pozitë – opozitë, pas rastit me Kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili nga SHBA-të u vendos në listë të zezë, njofton KlanM.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova, gjatë një tribune partiake kundër korrupsionit të mbajtur në shtabin qendror, ka akuzuar se edhe pse “lista e zezë” amerikane nuk ka tronditur Qeverinë, për BDI-në paraqet një shuplakë të madhe, njofton KlanM.

“Jam e bindur se nëse Merko do të ishte nga një parti tjetër ose nga VMRO-DPMNE, tashmë do të ishte në paraburgim për shkak të rrezikut për të ndikuar ndaj dëshmitarëve dhe nëse merret parasysh se sa kallëzime penale ka pasur periudhën e kaluar”, tha Eli Panova.

LSDM-ja thotë se VMRO-DPMNE mban tribunë për krimin dhe korrupsionin në Pallatin e Bardhë – simbolin e krimit dhe korrupsionit. Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, tha se përgjigjet për rastin “Merko” nuk janë në qeveri, porn ë gjykata dhe prokurori duke u bërë thirrje organeve kompetente ta kryejnë punën e tyre.

“Kryebashkiaku është vënë në “liste të zezë” amerikane. Mua nuk duhet askush të më sqarojë. Nëse e shihni komunikatën e DASH-it aty përmendet bazat për të cilën është vënë personi në atë listë. Janë baza serioze. Në fund doli se tashmë kishin ekzistuar raste në Prokurori, atëherë do të shkoni në Prokurori të pyetni”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, tha se Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, për çdo ditë paraqitet në partinë opozitare, nëse janë të gatshëm të bisedojnë për ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri ka mohuar se ka komunikime me deputetë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake.

Ai ka thënë se VMRO-DPMNE-ja duhet të mbetet në qëndrimin publik për ndryshimet kushtetuese dhe se do t`i jep hapësirë opozitës që të merr pjesë në këtë process, por se procesi nuk do të ndalet, sic tha, për shkak të pavendsomërisë së partisë opozitare./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share