Kovaçevski: Ndërtimin e korridoreve nuk mund ta ndal opozita

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D nuk mund ta ndal opozita pavarsisht kundërshtimeve në Kuvend të ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e këtyre korridoreve.

Sipas Kovacevskit flamuri evorpian për ligjet në Kuvend është shpikur nga vet BE që të mos mund të bllokohen ligjet që përshpejtojnë reformat dhe afrojnë vendin drejt BE.

Ai njoftoi se makineritë tashmë janë në korridorin 10D dhe së shpejti do të jene edhe në korridorin 8, andaj i bëri thirrje deputetëve që ndryshimet ligjore për këto korridore të miratohen sa më shpejt që të mundet të përshpjetohet procesi i punëve në terren. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share