Kovaçevski: Me Ramën dhe Vuçiqin për ta konfirmuar rrugën evropiane të ballkanit

RMV-ja ka miq të dëshmuar në vendet anëtare të BE-së . Janë ato vende që shohin drejt së ardhmes kundrejt së kaluarës dhe nga të cilët ne, Shqipëria, por edhe rajoni kemi mbështetje të plotë në realizimin e qëllimit strategjik anëtarësimin në BE-ka shkruar Kryeministri Dimitar Kovacevski në Facebook duke konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel

“Unë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, morëm vendimin, që edhe një herë ta konfirmojmë pozitën se RMV-ja, Shqipëria dhe Serbia kanë të ardhme evropiane. Vendosëm se duhet para vendeve mike, që janë të përkushtuar për progresin e rajonit në planin ekonomik dhe politik dhe të cilët angazhohen për procese të shpejta dhe me vendosmëri, t`i përsërisim angazhimet tona për rrugën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor” – shkruan Kovacevski në Facebook.

“Nëse nuk sigurohet progresi I procesit të eurointegrimeve, kjo do të jetë një problem dhe goditje serioze për kredibilitetin e BE-së në Ballkan. Qëndrimet tona në këtë temë do t`i transmetojmë bashkarisht në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në forum të zgjeruar, në qendrën e diploamcisë evropiane” – ka shkruar Kryeministri Kovacevski në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share