“Në fillim dua të përgëzoj anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët nga sot marrin pajisjet më të sofistikuara dhe moderne, objektin dhe gjithçka që nevojitet për kushtet më të mira të punës, dhe vendi ynë do të njihet se ka objektin më të madh të hetimeve mjeko ligjore në rajon. Për herë të parë në historinë e shërbimit të hetimit mjeko ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në një nivel kaq të lartë avancojmë kushtet e punës së pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga ana tjetër, këta laboratorë të mjekësisë ligjore modern dhe të pajisur mirë do të jenë mjet i dobishëm për policinë dhe sistemin e drejtësisë në luftën kundër krimit, që do të rezultojë me një hetim më të mirë dhe rritje të veprimit hetimor. Kjo mundëson që policisë jonë të jetë në hap me procedurat bashkëkohore, praktikat dhe standardet evropiane.
Ky koncept i shërbimit të mjekësisë ligjore hap derën që profesionistët tanë të mjekësisë ligjore të marrin pjesë pa probleme në projekte rajonale dhe ndërkombëtare, por është gjithashtu një mundësi për thellimin e bashkëpunimit me shërbimet mjeko-ligjore nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Gjithashtu dua të përshëndes angazhimin e të gjithë palëve të interesuara, veçanërisht të Bashkimit Evropian, i cili vazhdimisht investon fonde, njohuri dhe edukim në institucionet shtetërore, për trajtim sa më të përditësuar dhe më të suksesshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Investimi në këtë objekt modern, i cili është pjesë e programit IPA, kap vlerën mbi 3.5 milionë euro. Ky është një tjetër tregues se BE-ja mbështet luftën tonë të pakompromis, të vazhdueshme dhe të përhershme kundër krimit dhe korrupsionit.
Politikat tona për reforma në institucionet hetimore, drejtësisë, prokurorisë, krijimit të institucioneve të lira dhe të pavarura, përfshirja e shoqatave civile dhe mediave në ato procese, nuk janë thjesht një promovim deklarativ i vullnetit politik në luftën kundër krimit, por janë një realitet.
Qytetarët, si shfrytëzues të fundit të shërbimeve të këtyre laboratorëve, do të ndjejnë përfitimin më të madh, duke pasur parasysh se efikasiteti i procesit gjyqësor nuk mund të imagjinohet pa një shërbim të pavarur, neutral, efikas, të trajnuar në kohë dhe në mënyrë profesionale, në përputhje me kërkesat e hetimi dhe në të njëjtën kohë do të përmbushë standardet e një institucioni modern mjeko-ligjor.
Puna sipas sistemit dhe standardeve është ajo që vlerëson dhe zbaton kjo Qeveri, si dhe është veçori e punës dhe funksionimit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në historinë tonë të pavarur, për tridhjetë vjet ka pasur një nivel jashtëzakonisht të lartë të mbështetjes së qytetarëve në lidhje me anëtarësimin e nevojshëm në Bashkimin Evropian.
Në gjithë këto vite, mbështetja financiare e BE-së llogaritet në mbi 3.3 miliardë euro, fonde që vendi ynë i ka marrë përmes granteve dhe mbështetjes makrofinanciare, të cilat na mundësuan mbështetjen e likuiditetit, përshpejtimin e aktivitetit të biznesit dhe në mënyrë indirekte, rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e papunësisë, rritjen e investimeve të huaja dhe ndërtimin e infrastrukturës më të mirë në vend.
Orientimi ynë evropian si Qeveri sjell rezultate. Në vitet e kaluara, Maqedonia e Veriut ka qenë bartëse e rrjedhave pozitive politike dhe ekonomike. Edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore, investimet kapitale po bëhen, pagat dhe pensionet po rriten, po ndihmojmë në ruajtjen e likuiditetit të ekonomisë, por edhe në përmirësimin e standardit të jetesës. Modeli ekonomik i Qeverisë rezulton me dy herë më shumë rritje të pagës minimale, paga mesatare neto historikisht është më e larta dhe tashmë është mbi 36.000 denarë, që është një rritje prej 63% në krahasim me vitin 2016. Pensionet janë më të larta me gati 50%, dhe pagat në zonat ZHTI janë gjithashtu mbi mesataren kombëtare. Nëse në vitin 2016, investimet e huaja arritën në 338 milionë euro, në vitin 2022, në kushte krize, ato arritën në gati 754 milionë euro, ose dy herë më shumë se në vitin 2016. Investimet në ZZHTI në vitin 2016 në mënyrë kumulative arritën në 600 milionë euro dhe në vitin 2023 janë gati dy miliardë euro.
Këta tregues mund të rriten dhe shumëfishohen dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është vazhdimi i integrimit evropian të vendit. Me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, efektet do të jenë edhe më të mëdha. Sipas analizave, në pesë vitet e para rritja e pagave neto do të jetë nga 70 në 100 për qind. Një rritje e PBB-së nga 80 në 90%, do të rritet edhe numri i vendeve të punës. Një rritje prej 30 deri në 40% pritet të rritet në numrin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat janë shtytëse të rritjes ekonomike.
Kjo është diçka që nuk do të mohohet apo kundërshtohet kurrë nga asnjë politikan apo parti politike në vend lidhur me këto shifra sepse janë realiteti i vetëm, gjithçka tjetër është utopike të menduarit për disa skenarë alternativë.
Ne vazhdojmë të ndërtojmë institucione në Maqedoninë e Veriut si vend anëtar i NATO-s, një vend në rrugën drejt Bashkimit Evropian, i cili do t’i përgjigjet gati dhe në mënyrë adekuate sfidave që paraqesin zhvillimet gjeopolitike. Sfidat e sigurisë, krimi, korrupsioni, nuk dallojnë nga ato me të cilat përballet policia në rajon, në Evropë, prandaj është në krye të prioriteteve të Qeverisë zhvillimi dhe përmirësimi i shërbimit policor.
Së fundi, punonjësve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, ju uroj punë të suksesshme në shërbim të qytetarëve. Kushtet që kemi ofruar janë moderne dhe evropiane, prandaj pritshmëritë e të gjithëve janë procedura të pavarura, të drejta, ofrim shërbimesh cilësore për qytetarët, për procedurat në prokurori dhe para gjykatave.
Dua të falënderoj dhe në të njëjtën kohë të përgëzoj ministrin Spasovski dhe ekipin e tij në MPB së bashku me të gjithë kolegët e tyre që arritën ta përfundojnë këtë objekt në kohë rekord, si dhe 80 objekte të tjera në mbarë vendin, natyrisht nga buxheti. fonde por edhe me ndihmën e BE-së”.