Kovaçevski: Mbreti “Borisi i lll” është provokim nga një grup i vogël njerëzish

“KY GRUP NUK DUAN TË SHOHIN MARRËDHËNIE TË MIRA ME REPUBLIKËN E BULLGARISË”

Hapja e klubit bullgar me emrin “Mbreti Boris i Tretë” është provokim nga një grupi i vogël i njerëzve që nuk i duan marrëdhëniet e mira me Bullgarinë, vlerësoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai tha se nëse duhet reagouar ndaj dikujt, duhët të reagohët ndaj qytetarët maqedonas që jetojnë në RMV dhe të cilët duhet të kenë ndjenjë për qytetarët që kanë rezerva ndaj atij emri dhe atij personi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Si kryeministër dhe si LSDM thamë se, së pari e dënojmë dhe së dyti se është vetëm një provokim nga një grup i vogël njerëzish që nuk duan të shohin marrëdhënie të mira me Republikën e Bullgarisë. E sa i përket aspektit ligjor, unë mendoj së ne kemi legjislacion shumë liberal për krijimin e organizatave dhe shoqatave civile, dhe kohë më parë Ministria e Drejtësisë mori detyrë që të përgatisë një ligj të ri për shoqatat dhe organizatat e qytetarëve, ato janë duke punuar në ate dhe poashtu i ftoj të gjitha grupet parlamentarë që të jenë pjesë poashtu edhe komuniteti hebre të merr pjesë duke pasur parasysh se në atë periudhë më të zezë të historisë evropiane, nëse dikush ishte viktimë në vendin tonë, atëherë ishte komuniteti hebre, i cili praktikisht nga një komunitet i respektuar dhe i shumtë sot është reduktuar në vetëm ata që kanë arritur të mbijetojnë ose pasardhës të tyre.” – deklaroi Kovaçevski. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share