Kovaçevski-Larson Jain: Po forcojmë marrëdhëniet dypalëshe midis RMV-së dhe Suedisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar sot ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Jain.

Në takim, Kryeministri i uroi asaj një mision të suksesshëm, por shprehu edhe kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh të deritanishëm mes dy vendeve, si dhe për lidhjet e forcuara politike dhe miqësore.

Në takim u vendos theksi në vazhdimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht gjatë presidencës suedeze të Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm dhe pritshmëria për të marrë mbështetje të fuqishme nga Mbretëria e Suedisë në proceset integruese evropiane.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e fokusuar në prosperitet dhe kjo mund të arrihet vetëm me marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të ardhme evropiane.

Në takim, ambasadorja Larson Jain shprehu përgëzime për negociatat e nisura të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe theksoi se vendi ka ekipe të përgatitura që udhëheqin procesin e skriningut.

Gjatë bisedës u shpreh mirënjohje për mbështetjen suedeze për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së mjedisit, të cilat janë gjithashtu pjesë e procesit të skriningut. Gjithashtu u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e Aleancës së NATO-s, mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Në maj, Qeveria jonë miratoi anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një kontribut për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, veçanërisht në kontekstin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili ka çuar në ndryshime në politikën evropiane të sigurisë. Më 22 gusht, Maqedonia e Veriut depozitoi në Departamentin Amerikan të Shtetit instrumentin e ratifikimit të Protokollit të NATO-s për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share