Kovaçevski: Kthimi i ikonave – falënderoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama!

IKONAT PJESË E 476 PREJ TYRE TË SEKUESTRUARA NGA POLICIA E SHQIPËRISË

20 ikonat që datojnë nga fundi I shekullit 18 dhe shekullit 19-të, pas një dekade kthehen në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se përmes modelit të diplomacisë dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore nga Shqipëria janë kthyer ikonat që ishin grabitur në vitin 2013.

“Bëhet fjalë për një aksion të madh dhe gjithëpërfshirës të MPB-së së Shqipërisë, që zbuloi një kanal grabitjeje, trafikimi dhe shkatërimi të trashëgimisë kulturore-historike dhe shpreh falënderime për policinë e Shqipërisë, vecanërisht Kryeministrin Rama, I cili u zotua se sapo të përfundojnë procedurat, ikonat do të kthehen në Maqedoni” – tha Kovaçevski.

“Ditë historike për kulturën maqedonase dhe vlerësimin e pasurisë sonë të mbrojtur kulturore” – e kanë vlerësuar autoritetet e vendit kthimin e 20 ikonave nga Shqipëria, që u takojnë kishave dhe manastireve maqedonase.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, gjatë dorëzimit të ikonave homologes së vet maqedonase Bisera Kostadinovska Stojçevska, ka deklaruar se ky moment solemn paraqet avangardë për zbatimin e konventave ndërkombëtare.

20 ikonat e kthyera ishin pjesë e 476 ikonave të vjedhura që Policia e Shqipërisë i kishte sekuestruar në vitin 2013. Asokohe u themelua një grup punues për vlerësimin dhe kategorizimin e ikonave të kapura, për të kuptuar se nga vinin dhe kujt i përkisnin. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share