Kovaçevski – Kalas: Bashkëpunimi me Estoninë për transformimin dixhital është me një rëndësi të madhe për forcimin e sigurisë kibernetike të Maqedonisë së Veriut

Me rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut është mbështetja nga Estonia në transferimin e përvojës dhe njohurive të saj në transformimin digjital, që pritet të rezultojë me zhvillim të shpejtë të shërbimeve elektronike, të cilat i siguron administrata publike në vend, u potencua sot në takimin në Munih të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryeministres së Estonisë, Kaja Kalas.

Në takimin, i cili u mbajt në margjinat e Konferencës së 59-të të Sigurisë në Munih, mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Kovaçevski në takimin me Kalasin i shprehu falënderim qeverisë së Estonisë për mbështetjen e fuqishme dhe të zëshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

 

Ковачевски-Калас Минхен

Dy kryeministrat, bëri të ditur Qeveria, theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Estonia, si vende aleate në NATO, do të vazhdojnë edhe më tej  të japin kontribut aktiv në Aleancë në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në kontinentin evropian.

Kovaçevski e ftoi kryeministren Kalas ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share