KOVAÇEVSKI BASHKË ME RAMËN TAKOJNË ZELENSKIN
“Paqa në Kosovë është paqe për Ballkanin Perëndimor” – ka qenë mesazhi i Kryeministrit Dimitar Kovaçevski në margjinat e Samitit të dytë të Komuniteti Politik Evropian në Kishinau, njofton KlanM.
Në kryeqendrën moldave Kryeministri Kovaçevski ka takuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenten e Bosnjë e Hercegovinës dhe Greqisë, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në rajon dhe rëndësinë për mirëmbajtjen e paqës dhe stabilitetit.
“Mendoj se koha e konflikteve është shumë prapa nesh. Pra, zbatimi i marrëveshjeve tashmë të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksi i planit të zbatimit duhet të jetë imperativ për politikanët nga të dyja vendet, ne bëjmë thirrje për de-eskalim dhe për vazhdimin e komunikimit midis dy vendeve me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – deklaroi Kovaçevski.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sic njofton KlanM, kanë realizuar një takim të përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski.
Është theksuar mbështetja e fuqishme që Maqedonia e Veriut i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Kryeministri Kovaçevski, sic percjell KlanM, rikujtoi se Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit themelues për themelimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare për krimet e agresionit. Ukraina, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, është ndër prioritetet gjatë kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut mbështet integrimin euro-atlantik të Ukrainës dhe përkushtimin ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s. /KlanMacedonia/