“IDENTITETI YNË, JO VETËM QË DO TË MBROHET, POR EDHE DO TË PASUROHET’
Mbrëmë kryeministri Dimitar Kovaçevski organizoi pritje me rastin e fillimit të bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në takimin në të cilin ishte i pranishëm kreu shtetëror-qeveritar, deputetë, ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së, faktorë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të mediave dhe afaristë.
Kryeministri Kovaçevski në fjlimin e tij drejtuar të pranishmëve falenderoi dhe uroi qytetarët për fillimin zyrtar të bisedimeve mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Sipas tij vendi ka marë vendimin përfundimtar me të cilin siguruar ruajtjen dhe forcimin e identitetit maqedonas, gjuhës, kulturës dhe veçantisë maqedonase, e njëherësh është siguruar edhe fillimi i bisedimeve.
“Ju siguroj, e këtë e kanë konfirmuar në disa raste edhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, edhe këtu në shtëpi te ne, por edhe dje në Bruksel, se pozicionet tona janë ruajtur dhe konfirmuar. Bashkimi Evropian na pranon si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase me respekt të pakushtëzuar të dinjitetit dhe veçantisë së popullit maqedonas dhe veçoritë e tij të identitetit, historike dhe kulturore. Ishim të qartë dhe të zëshëm se për këto gjëra as nuk bisedohet, e as që do të bisedohet”, theksoi në fjalimin e tij kryeministri Kovaçevski.
Presidentja Fon der Lajen, u përqendrua Kovaçevski, dje e mbështeti qartë dhe pa mëdyshje pozicionin tonë dhe na siguroi, njëjtë siç e bëri atë në Kuvend, se gjuha jonë maqedonase do të vlerësohet dhe respektohet edhe në të ardhmen, e njëherësh do të përjetojë zhvillimin dhe promovimin përmes përdorimit të tij si një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit pas anëtarësimit tonë të plotë.
dhe do të pasurojë identitetin kompleks evropian, siç theksoi përfaqësuesi i lartë Borrell në fjalën e tij dje. Ajo që na përcakton neve, veçoritë tona, specifikat, tradita, kultura, zakonet tona do të jenë autentike tonat, maqedonase, por të ndara me të gjithë miqtë tanë në Bashkimin Evropian. Kjo do të na bëjë ne dhe Bashkimin Evropian më të pasur”, ishte decid Kovaçevski.
Ai shprehu bindjen se edhe ndihma e vazhdueshme dhe e shtuar që Bashkimi Evropian do ta sigurojë në periudhën e ardhshme do t’u mundësojë qytetarëve dhe ekonomisë së Maqedonisë të marrin mbështetje konkrete dhe reale. Në veçanti, siç tha ai, është e rëndësishme të jetohet realiteti evropian edhe sot./KlanMacedonia/