Kovaçevski ia deponoi Kuvendit dorëheqjen e tij

“DO TË RIKTHEHEM NË POZITËN E KRYEMINISTRIT MË 9 MAJ”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka nënshkruar dhe ka deponuar personalisht në arkivin e Kuvendit dorëheqjen e tij, me çka e gjithë qeveria është në dorëheqje, deri në zgjedhjen e qeverisë teknike. Në deklaratën e tij të fundit të dhënë për mediat si kryeministër i këtij mandati qeveritar, Kovaçevski tha se Talat Xhaferi, i cili pritet të jetë kryeministër teknike, është politikan me përvojë të madhe në udhëheqjen e Kuvendit dhe vlerësoi se stili i tij i udhëheqjes së shteti do të jetë i ndryshëm, por se shteti do të ruajë orientimin strategjik.

“Unë erdha me një përvojë tjetër në udhëheqjen e korporatave, kështu që me shumë gjasë, stili nuk do të jetë i njëjtë, megjithatë shteti gjithsesi do të mbajë drejtimin e tij strategjik, ndërsa ai është orientimi perëndimor, partneriteti strategjik me SHBA-në”, tha Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kovaçevski është i bindur se ai do të jetë në krye të qeverisë edhe pas zgjedhjeve të 8 majit me këtë shumicë parlamentare dhe do të arrijë që të hap kapitujt e negociatave me BE-në.

“Më 9 maj përsëri unë do ta udhëheqi qeverinë, sikurse edhe këtë shumicë parlamentare, e cila do të sigurojë anëtarësim të plotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në BE deri në  vitin 2030”, tha Kovaçevski.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, duhet të njoftohet presidenti i shtetit dhe në seancës e së premtes, të konstatohet dorëheqja e Qeverisë dhe kryeparlamentarit, në mënyrë që gjatë fundjavës të përfundojnë procedurat për zgjedhjen e qeverisë teknike./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share