Kovaçevski i uron mirëseardhje Qeverisë së Shqipërisë: Bashkëpunimi na siguron sukses

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka uruar mirëseardhje Qeverisë së Shqipërisë në krye me Edi Ramën. Kovaçevski tha se bashkëpunimi mes dy vendeve siguron sukses.

“Siç kam konstatuar edhe njëherë, afrimi është fillim, mbetja të bashkuar është përparim ndërsa bashkëpunimi është sukses. Nëse nisemi nga kjo, ne jemi në rrugë të mirë për të pasur sukses, sepse jemi bashkë në rrugën e vërtetë, në rrugën evropiane. I nderuar kryeministër Rama, të nderuar ministra qeveris Shqipërisë, edhe njëherë mirëserdhët në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share