MICKOSKI: NËSE NUK I PRANOJNË PROPOZIMET TONA, MBYLLET TEMA
Kanë kaluar pothuajse 3 javë nga takimi i liderët mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit opozitar, Hristian Mickoskit dhe palët ende nuk kanë arritur konsensus politik për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Që nga ky takim, partitë nuk kanë vazhduar komunikimin, por dërgojnë në vazhdimësi porosi përmes publikut, për pranimin e kushteve apo ofertave që i kanë bërë njëra tjetër. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski i bëri sot sërish thirrje Mickoskit, që të qëndrojë pas asaj që deklaroi më 7 qershor dhe të mbështesë ndryshimet kushtetuese.
“Pozicion im dhe pozicioni i kryetarit të VMRO – DPMNE-së rreth përfshirjes së një pjesë të popujve të tjerë në preambulën e Kushtetutës sonë ishte i shprehur shumë qartë. Doli në shesh se kjo përbërje parlamentare ka legjitimitet ta bëjë atë, edhe pse paraprakisht VMRO – DPMNE thoshte se nuk ka. U tregua se, edhe Qeveria ka legjitimitet t’i zbatojë, sepse VMRO – DPMNE kërkoi të jetë pjesë e saj, me çka menjëherë u ofrua në mënyrë vëllazërore se do t’ua lëshojmë 60% nga vendet” – tha Kovaçevski.
Ndërkohë, Mickoski thotë se, negociatat me LSDM-në për ndryshimet kushtetuese janë temë e mbyllur, nëse pushteti nuk prononcohet për njërin ndër propozimet e opozitës. Sipas tij, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për dalje nga kriza dhe bllokada në procesin eruointegrues të vendit.
“Zgjedhje janë zgjidhje për dalje nga kriza. Ajo është gjëja më logjike që mund të ndodhë momentalisht. Sa më shpejtë të jetë e mundur të ketë zgjedhje. Presioni që ndodhë në shoqëri të katalizohet, ajo energji që ndodh negativisht ndaj shoqërisë të mund të shtresohet dhe vetëm në atë mënyrë ne mund të vijmë në relaksim të tensioneve në shoqëri” – deklaroi Mickoski.
Dy liderët maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski realizuan më 07 qershor një takim tet a tet, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski i ofroi Mickoskit pjesëmarrje në Qeveri, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese, me çka LSDM do t`ia dorëzonte 5 nga 10 pozitat e saja ministrore. Por, Mickoski tha se, do të pranonte këtë gjë, nëse në Qeveri nuk do të jetë BDI dhe nëse, ndryshimet eventuale kushtetuese të vlejnë pas anëtarësimit të vendit në BE. /KlanMacedonia/