Hetimi për paraqitjet për bomba, nuk mund të ndaj hollësi, por jep të dhëna interesante fillestare. Si adresat e reja menjëherë iu parashtruan atyre të cilët i dërgojnë këto paraqitje të rrejshme për bomba?, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në Kuvend, lidhur me paraqitjet e reja për bomba edhe pse ishin ndryshuar adresat elektronike të shkollave.
Sipas tij, ajo është punë që do të duhet të dëshmohet, megjithatë mbetet fakti se MPB i zbaton të gjitha procedurat të cilat zbatohen në situata të këtilla.
Duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve për sulmet hibride, Kovaçevski në mbledhjen e sotme të Kuvendit, tha se sulmet dhe paraqitjet për bomba janë absolutisht të lidhura me luftën që po zhvillohet në Ukrainë, dhe praktikisht parqet mënyrë të re të luftimit, që deri më tani nuk është parë në kontinentin evropian.
Bashkëpunimi me NATO-n, është absolutisht në nivel ditor me vendet partnere. Me siguri në të ardhmen shumë të afërt do të ketë vizitë edhe në nivel të ndihmës sekretarit të përgjithshëm, mu në këtë sferë. Ekipet tona punojnë, jo vetëm në centralin e NATO-s në Bruksel, por edhe me shërbimet partnere në SHBA dhe në shtete të tjera”, deklaroi Kovaçevski.
Kovaçevski tha se qëllimi është të bëhet bllokadë e sistemeve kyçe jetësore të shteteve, më pas të sulmohen sistemet apo objektet të cilat përfshijnë pjeë të madhe të qytetarëve, me qëllim që të krijohet panik dhe shqetësim tek qytetarët dhe së treti, përmes dezinformatave të krijohet ambient negativ në vetë shoqërinë.
“MPB vepron në bazë të procedurave, ligjeve, të cilat janë aktuar për përballje me sulmet terroriste, pëmes zbatimit të procedurave antiterroriste me ekipet e tyre antiterroriste. Dhe, normalisht zbatohet hetim”, deklaroi Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski edhe njëherë u bëri thirrje qytetarëve të jenë të qetë, duke cekur se MPB dhe të gjitha shërbimet e sigurisë i kryejnë funksionet e veta në pajtim me ligjin dhe kapacitetet që i kanë.