Kovaçevski: Fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski të gjithë nxënësve u uroi fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2022/23. Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit me rastin e ditës së parë shkollore.

“ Të dashur nxënës të klasës së parë, të dashur nxënës,

Para jush është dita e parë e shkollës nga viti i ri shkollor.

Ju uroj një fillim të suksesshëm, të fitoni shumë dituri dhe aftësi të reja dhe ju uroj shumë miqësi të reja që do të zgjasin tërë jetën. Besoni në veten tuaj, pyesni,  eksploroni dhe jini krijues, sepse fëmijëria dhe rinia janë periudha që janë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm personal. Jini miq dhe ndihmoni ata që nuk mund të arrijnë gjithçka vetë.

Besoni në veten tuaj dhe në rezultatet e arritura dhe mos hiqni dorë kurrë nga qëllimet e vendosura. Mos harroni se arsimi është një nga investimet më të rëndësishme në jetë.

Urime edhe prindërve dhe kujdestarëve, fëmijët e të cilëve për herë të parë këtë vit shkollor janë ulur në bankat shkollore në shkollat fillore dhe të mesme. Me investime dhe procese reformuese, ne si Qeveri punojmë intensivisht në përmirësimin e sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke siguruar arsim cilësor dhe të qasshëm për çdo fëmijë. Duke punësuar asistentë arsimor, ne ofrojmë mbështetje dhe përfshirje në mësimdhënie të rregullt për fëmijët me nevoja të veçanta. Ndërtojmë shkolla të reja, rindërtojmë dhe modernizojmë ato ekzistueset dhe e modernizojmë arsimin tonë.

Urime arsimtarëve për ditën e parë të vitit të ri shkollor. Ju jeni çelësi i arsimit cilësor. Rezultatet e arritura nga nxënësit varen nga angazhimi juaj. Ndaj bëhu mbështetja, frymëzimi dhe inkurajimi i tyre në krijimin e individëve që nesër do të jenë forca lëvizëse dhe truri i shtetit.

Vazhdojmë të pëtforcojmë stafin pedagogjik, për të cilin kemi parashikuar rritje pagash që nga shtatori, si dhe trajnime të vazhdueshme për programet e reja mësimore. Investimi në arsim do të thotë investim i drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe prosperitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dashur fëmijë, prindër dhe mësimdhënës, ju uroj shëndet dhe fat të gjithëve”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share