Kovaçevski: Është mirë që qëndrimi i VMRO-së ndaj ndryshimeve Kushtetuese ka ndryshuar

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se është mirë që ka ndryshuar qëndromi i VMRO-së ndaj ndryshimeve Kushtetuese.

“Është mirë që qëndrimi i VMRO-DPMNE-së ka ndryshuar. Ky qendrim është se VMRO nuk është kundër ndryshimeve Kushtetuese” – deklaroi Kovaçevski.

Një shtet i rëndësishëm do të votojë një deklaratë ku do të shpreh përkrahjen e identitetit maqedonas, tha mes tjerash Kovaçevski.

“Në këtë takim propozova që ti votojmë ndryshimet Kushtetuese së bashku. Propozova që nēse ata pajtohen që se bashku i votojmë ndryshimet kushtetuese, menjëherë pas votimit tē shkojmë në zgjedhje” – deklaroi Kovaçevski.

“E kuptova se për VMRO-DPMNE-në është e rëndesishme që të jetë në pushtet dhe e dhash edhe 1 propozim. Të votohen ndryshimet kushtetuese së bashku, e te nesermen VMRO të hyje në Qeveri, e LSDM do të ndajë gjysmën e resoreve për ta” – deklaroi Kovaçevski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share