Kovaçevski: Dyert e Qeverisë të hapura për të gjithë ata që janë për Maqedoni evropiane

Për momentin, Qeveria funksionon me shumicë stabile – tha Kryeministri Kovaçevski i pyetur për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar edhe me ASH-në. Ai bëri të ditur se dyert e Qeverisë janë të hapur për të gjithë ata që janë për Maqedoni evropiane.

“Gjatë fjalimit tim të fundit në Kuvend, u bërë ftesë të gjithë deputetëve që janë për konceptin e Maqedonisë evropiane, konceptit RMV në BE deri më 2030, se dyert e Qeverisë janë të hapura për të gjithë pa marrë parasysh përkatësinë partiake. Për shkak se para nesh janë vendimet që duhet t`I marrim. Vendimet duhet të miratohe me konsensus të gjerë” – tha Kryeministri Kovaçevski./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share