Kovaçevski: Do të shqyrtohen propozimet e VMRO-DPMNE-së

Kreu I qeverisë, Kovaçevski tha se do të shqyrohen të gjitha porpozimet e opozitës të cilat u plasuan nga ana e Mickoskit në takimin që paten në Qeverinë e RMs-ë, por se përmendi edhe masat e ndërmara nga qeveria që sipas tij do të jenë efektive.

“Unë si kryeministër së bashku me ekipin e qeverisë kemi ndëmarë disa masa për likuditetin e kompanive dhe të qytetarëve. Mjetet janë ndarë nga buxheti dhe janë mbi 300 milionë euro para që kjo qeveri me përgjejgësi ua kthen qytetarëve kur kanë më së shumti nevoj”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE do t’i dorëzojë Qeverisë kontaktet e saj për prokurimin e energjive më të lira, për të cilat është i ngarkuar posaçërisht ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili më pas do të kontaktojë me subjektet e cekura për të përcaktuar nëse ofertat e tyre i plotësojnë kriteret e nevojshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Mbrëmë i kam dërguar ftesë VMRO-DPMNE-së që të kemi një takim në Qeveri, që ta prezantojnë konceptin e tyre, ndërsa ne t’i informojmë se çfarë po bëhet. I kemi shpalosur të gjitha veprimet të cilat i kam treguar edhe publikisht. Ne informuam për prodhimin e energjisë elektrike në TEC Osllomej dhe TEC Negotinë si dhe për prokurimin e resurseve.
Kështu tha kryeministri Kovaçevski pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ku morën pjesë ekipe ekonomike të Qeverisë dhe partisë.

Takimi mes kryeministrit dhe kreut të opozitës erdhi pas kërkesave të njëpasnjëshme të kësaj të fundit që tia ofroj qeverië një plan konkret për dalje nga situate e krizës energjeitke./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share