Kovaçevski do të merr pjesë në Forumin GlobSek 2022 në Bratislavë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski prej sot deri të premten do të merr pjesë në Forumin e Sigurisë GlobSek, që do të mbahet kryeqytetin e Republikës Sllovakisë, Bratislavë.

Në Forum, në të cilin marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive nga Evropa dhe bota, dhe të cilin do ta hapë kryetarja Republikës së Sllovakisë, Suzana Çaputova, kryetari i Republikës së Ukrainë, Vladimir Zelenski me fjalim përmes video lidhjes dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen, marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave më të rëndësishme dhe më me ndikim dhe tink-tenk organizatat.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Forumin GlobSek Bratislavë do të merr pjesë në panelin “Tani ose kurrë: Zbulimi i së ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor”.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në GlobSek, janë paraparë edhe disa takime bilaterale të Kryeministrit Kovaçevski. Forumi GlobSek 2022 Bratislavë, si një nga konferencat ndërkombëtare më të rëndësishme të strategjive të sigurisë, këtë vit është fokusuar në tre shtylla tematike: Mobilizimi për mbështetje dhe veprim për Ukrainën dhe fqinjësinë më të gjerë evropiane; Mobilizimi i burimeve të Perëndimit për të forcuar rezistencën në vend dhe Mobilizimi i koalicioneve globale për kundërshtimin e regjimeve autoritare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share