Kovaçevski do ta presë në takim Ramën – Këta janë ministrat që do ta shoqërojnë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar programin e takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që do të realizohet sot prej orës 11, përcjell KlanM.
Në fillim është paraparë një takim kok më kokë, që do të zgjasë rreth 15 minuta, ndërsa më pas, siç njoftohet, do të mbahet një takim dypalësh, në të cilin përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacionet qeveritare nga të dyja vendet.
“Delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Rama përfshin Niko Peleshin, ministër i Mbrojtjes, Majlinda Duka, ministre shtetërore dhe kryenegociatore e Republikës së Shqipërisë, si dhe zëvendëssekretarja e Përgjithshme Elira Kokona. Në delegacionin maqedonas të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski janë zëvendëskryetarii i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ministri i Drejtësisë Krenar Loga, si dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Në orën 12:00, është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kovaçevski dhe Rama./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share