Kovaçevski: Dimrin e vështirë mund ta përballojmë me solidaritet të ndërsjelltë

Vetëm me solidaritet dhe me mbështetje të ndërsjelltë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përballen me krizën ekonomiko-energjetike – është shprehur Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Konferencën Rajonale për investime në burime të rinovueshme të energjisë në vendet e Ballkanit perëndimor, që mbahet në Beograd.

“Para nesh është një dimër i vështirë për rajonin dhe kontinentin evropian. Jam i bindur se me solidaritet dhe mbështetje të ndërsjelltë, vendet e Ballkanit Perëndimor do të sigurojmë situatë stabile energjetike, ushqime të mjaftueshme dhe lëndë të para që ta tejkalojmë këtë krizë ashtu sic u përballëm me COVID-19” – tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri, sic percjell KlanM, ka shtuar se kriza energjetike mund të shfrytëzohet që vendet e Ballkanit Perëndimor të shndërrohen në qendër për energji të gjelbër që do ta furnizonin me rrymë elektrike gjithë rajonin por jo vetëm.

“Është mundësi e shkëlqyer që të shfrytëzohen resurset e energjisë së gjelbër që I disponojmë ne vendet e Ballkanit, por njëkohësisht dhe një mundësi e mirë që i gjithë rajoni të zhvillohet si një fuqi e re energjetike” – u shpreh Kovaçevski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share