Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, konfirmoi edhe njëherë se kreu i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Viktor Dimovski do të raportoj në mbledhjen e sotme të qeverisë lidhur me shtetësinë e Onishçenkos, megjithatë ishte i prerë se nuk do të ketë detaje nga ky raportim, shkaku se seanca është e mbyllur.
“Do të ketë seancë të mbyllur të Qeverisë dhe nga ajo seancë unë nuk do të mund t’ju informoj sepse është e karakterit të mbyllur”, tha Kovaçevski.