Kovaçevski: Deri më tani nuk ka asnjë propozim me kushte për fillimin e negociatave me BE-në

“Nuk kemi marrë propozim për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së, që përfshin zgjidhjet që dalin nga bisedimet tona me Bullgarinë, që është në përputhje me të gjitha vendet anëtare të BE-së”, theksoi Kryeministri Kovaçevski duke u përgjigjur në  pyetjejn gazetareske.
Kovaçevski theksoi se në bisedimet me Bullgarinë ka mbajtur qëndrim dhe qasje për gjetjen e një zgjidhjeje dinjitoze të bazuar në vlerat evropiane dhe si koalicion qeverisës në asnjë moment ky proces nuk është politizuar dhe instrumentalizuar për përdorim politik të përditshëm dhe për të fituar pikë politike.
Lidhur me fillimin apo mosfillimin e negociatave, Kovaçevski theksoi se nuk duhet të lidhemi me data sepse gjetja e zgjidhjes më së paku varet nga ne për momentin sepse Maqedonia e Veriut ka katër raporte të njëpasnjëshme pozitive nga BE-ja dhe 45% harmonizim me legjislacionin me BE-në, si dhe në një sërë kapitujsh kemi pajtueshmëri më të madhe se vendet që kanë filluar tashmë negociatat me BE-në.
“Ne nuk do të dorëzohemi, duke qenë se BE-ja është një qëllim strategjik i vendit tonë, ashtu siç ishte synim i ynë strategjik anëtarësimi në NATO, të cilin e arritëm. Ne jemi plotësisht të përgatitur për procesin e negociatave dhe tani varet nga pëlqimi i të gjitha vendeve anëtare për të filluar atë proces dhe bisedimet me Bullgarinë mund të vazhdojnë në bazë të vlerave evropiane dhe në bazë të dispozitave të marrëveshjeve me të cilat është formuar BE-ja”, tha Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share