LSDM: KONKLUZIONE TË PËRBASHKËTA NË KUVEND ME IDENTITET TË MBROJTUR
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për Agjencinë e Lajmeve MIA është shprehur I prerë se protokolli në fakt është procesverbal midis Ministrive të Jashtme, një document dypalësh që nuk e kushtëzon kornizën negociuese. Sic shprehet Kovacevski, protokolli aspak nuk përmendet në kornizën negociuese, duke bërë thirrje që të mos spekulohet për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij dokumenti.
Kryeministri ka thënë se ajo që duhet të dihet është se protokolli punohet në bazë të reciprocitetit.
“Ne insistojmë për këtë. Kjo do të thotë se obligimet ose detyrat që do t`i vendosim ne dhe Bullgaria si dy shtete, në mënyrë dypalëshe, vlejnë për të dyja palët. Askush s`ka mandat të pranojë kërkesa të njëanshme e as të veprojë sipas tyre. Reciprociteti si parim është baza për gjithçka që punohet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski Kryeministër i RMV-së.
Nga ana tjetër, LSDM-ja bën thirrje për konkluizone të përbashkëta në Kuvend, sic thonë për të vazhduar rrugën evropiane me identitet maqedonas të mbrojtur.
“LSDM-ja ka dorëzuar konkluzione ku garantohet respektimi I pakushtëzuar I vecantive gjuhësore,, identitare, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, me të cilët me BE-në në asnjë moment nuk negociohet. Si parti politike kërkojmë që këto konluizone të jenë të vetmet për të gjitha subjektet politike në Kuvendin e RMV-së”, deklaroi Mile Taleski deputet i LSDM-së
Sociademokratët kanë komentuar edhe protestat e opozitës. Sipas tyre, me veprimet e pandershme dhe të paparëgjegjshme Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja janë bërë sinonim për bllokime, protesta dhe bojkote. Nga LSDM-ja thonë se VMRO-DPMNE-ja me vite është duke bërë gjithcka që vendi të mos përparojë, të mos bëhet pjesë e BE-së, të jetë e izoluar dhe të jetë e ndarë brenda./KlanMacedonia/