Kryeministri Kovaçevski për protestat e mbrëmshme shkruan:
“Protestat janë e drejtë demokratike e çdo qytetari, por dhuna nuk justifikohet me asgjë. Dënoj ashpër sulmin ndaj policisë, e cila mbrëmë ishte në krye të detyrës, duke mbrojtur me profesionalizëm qytetarët dhe institucionet shtetërore, dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për asnjë problem.
Zjarrvënësve të protestave ju them, mos manipuloni dhe abuzoni me të rinjtë për të kënaqur orekset tuaja politike. Skenari juaj mbrëmë rezultoi në mbi 40 policë të plagosur dhe mbi dhjetëra të arrestuar. 27 Prilli nuk do të përsëritet më!”, ka shkruar Kovaçevski.