Kovaçevski: “Ballkani i hapur” ka filluar të prodhojë rezultate

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka hapur Forumin e Dytë Ekonomik në Shkup në organizim të Forumit Ekonomik Delfi dhe Asociacionit grek të biznesit.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM,  u ka bërë thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në RMV, pasi sipas tij, vendi ofron shërbime adekuate për investitorët.

“Ballkani I Hapur tashmë ka filluar të jep efektet. Bashkëpunimi mes vendeve ka filluar të rritet” – tha Kovaçevski.

Kryeministri është prononcuar edhe për eurointegrimet.

“Tashmë nuk është në pyetje nëse Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së, tani në pyetje është se kur do të bëhemi pjesë e këtij unioni” – është shprehur Kovaçevski.

Kryeministri është prononcuar edhe për luftën në Ukrainë, duke e quajtur të papranueshme invazionin rus. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share