Kovaçevski: Autostrada nga Prizreni në Tetovë është një projekt që mund të shqyrtohet në të ardhmen

Zgjidhja e autostradës nga Prizreni në Tetovë është një nga rrugët që mund të mendohet në të ardhmen, nga e cila nuk do të heqim dorë, sepse Ballkani ka nevojë për infrastrukturë moderne, por për momentin janë të destinuara prioritetet tona dhe burimet financiare – buxheti dhe kredia për korridoret 8 dhe 10D si dhe për realizimin e autostradës nga Bllaca në Shkup, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjellë Klan M.

”Është nënshkruar një memorandum me Qeverinë e Kosovës për zgjidhjen e autostradës Prizren – Tetovë dhe kemi diskutuar në nivel të ministrave dhe ekspertëve të infrastrukturës rrugore. Edhe pse prioriteti ynë janë korridoret 8 dhe 10D, kjo nuk do të thotë se nuk do ta diskutojmë këtë zgjidhje autostrade me Qeverinë e Kosovës në të ardhmen. Është e nevojshme të bëhet një studim fizibiliteti dhe të shihet qëndrueshmëria ekonomike e asaj rruge si dhe lidhja me të cilën me përfundimin e 12 kilometrave të autostradës Bllacë Shkup do të kemi një zgjidhje moderne autostrade ku përmes Shkupit dhe Prishtinës lidhet dhe Prizreni e më pas edhe me kufirin shqiptar, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë vizitës së sotme në fabrikën “Veze Shari” së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai theksoi se në të ardhmen të gjitha vendet e rajonit do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe pikërisht për këtë, shtoi ai, rajoni ka nevojë për infrastrukturë si ajo evropiane. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share