Kovaçev: S’ka nevojë për ndërmjetës në marrëdhëniet Bullgari – RMV

“KORNIZA NEGOCIUESE PËR RMV DO TË MBETET E NJËJTË”

Korniza e vetme negociuese evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk do të prishet, sado që Viktor Orbán të ofrojë shërbimet e tij”, ka theksuar me vendosmëri eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev me rastin e ndarjes së Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën për integrimin në BE.

Ai përkujtoi se ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka ikur në Hungari, dhe një pjesë e madhe e medias maqedonase “VMRO-DPMNE është në duart e hungarezëve dhe nuk është aspak miqësore ndaj Bullgarisë dhe nuk ka frymën e fqinjësisë së mirë”.

Me rastin e propozimit të Viktor Organit që vendi i tij të jetë ndërmjetës ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, Kovaçev shtoi se nuk ka nevojë për këtë.

Sipas tij, teza kryesore e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut është se “rruga e RSM-së për në Evropë është e bllokuar nga Sofja, bullgarët janë të këqijtë dhe ata janë fajtorë për gjithçka”.

Atë mundohen ta shtyjnë si tezë kryesore në mediat maqedonase. Politika e Hristijan Mickoskit dhe e qeverisë së tij dhe fakti që nuk e respektojnë kornizën e negociatave – ata vetë janë fajtorë për këtë, por nuk duan ta pranojnë”, tha eurodeputeti Kovacev.

Ishte e padrejtë që Shqipëria të priste për këtë, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i plotëson kriteret për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, theksoi eurodeputeti.

Rreth idesw per ndërmjetësimin hungarez në marrëdhëniet maqedono-bullgare ishte i decid edhe ministri teknik bullgar për punët e jashtme, Ivan Kondov.

“Marrëveshja evropiane me Republikën e Maqedonisë së Veriut është e qartë. “Bullgaria nuk ka nevojë për ndërmjetës në këtë proces”, tha të premten Ivan Kondov.

Bullgaria po hyn në ciklin e shtatë zgjedhor dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për 27 tetor.

Parlamenti Bullgar të enjten, para se të shpërndahej për shkak të zgjedhjeve, miratoi njëzëri një Deklaratë që i bën thirrje qeverisë në Shkup të vazhdoj me ndërtimin e Korridorit 8, të rivendosë dialogun pozitiv të prishur për shkak të fushatës antibullgare në Maqedoni dhe bëri thirrje për organizimin e festimeve të përbashkëta të ngjarjeve dhe personaliteteve të përbashkëta historike referuar “historisë së pasur të përbashkët të dy vendeve”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share