Kovaçavski: Nuk do të ketë vonesa në ndryshimet Kushtetuese

VMRO-DPMNE: NËSE S’KA VONESA ATËHERË LE TË NIS PROCEDURA NË KUVEND

Nuk do të ketë vonesa në miratimin e ndryshimeve kushtetuese për futje të bullgarëve në Kushtetutë, shprehet I bindur kryeministri I vendit Dimitar Kovaçevski. Sipas tij ky vendim duhe të merret medoemos që të sigurohet hapja e kapitujve në bisedimet për anëtarësim të vendit në BE.

“Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen…Unë mendoj se shteti ynë ka kapacitet, para se gjithash demokratik, edhe kapacitet europian dhe vizion. Ky vendim që nevojitet për vazhdimin e rrugës tonë europiane nuk do të jetë peng i karrierës personale të vetëm një njeriu në shtet, i cili është i gatshëm që për karrigen personale të rrezikojë ndërprerjen e një procesi që do të thotë sigurim i plotë i anëtarësimit në BE” – tha Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E nga opozitarja VMRO DPMNE u kundërpërgjigjën duke thënë se është pikërisht kryeministri ai që është peng I shumëfisht.

“I vetmi peng i shumëfishtë është Dimitar Kovaçevski, ai është peng i BDI-së dhe Ahmetit por edhe partner në krim, ai është peng i së shkuarës në parti. Pajtohemi që nuk ka prolongim, ti vendosë menjëherë në rend dite ndryshimet kushtetuese dhe kur flasim pengje, i vetmi peng i injorancës dhe budallallëkut dhe karakterit të tij kriminal është vetë Kovaçevski. Peng i BDI-së dhe Ahmetit” – tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Në drejtim të përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese është paralajmëruar se shumë shpejt do të formohet ekip nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa në të do të jenë të përfshirë ekspertë të fushës së së drejtës kushtetuese dhe ligjit si dhe përfaqësues të partive politike. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share