“Kosovën e konsideron politikë të jashtme”, Zekthi për Ramën: Vepron si të jetë kryeministri i Finlandës

Analisti i njohur Fitim Zekthi ka shpjeguar sipas gjykimit të tij, dallimet mes kryeminisrit të vendit Edi Rama dhe homologut të tij Albin Kurti.

Në studion e “Opinion” këtë të Enjte, ai deklaroi se arsyeja kryesore që ata kanë përplasje është fakti sejanë dy njerëz të ndryshëm në politikë. Sipas Zekthit, Rama e mban pushtetin përmes politikës së jashtme, ndërsa Kurti është i qëndrueshëm në idetë e tij.

Fitim Zekthi: Sigurisht që kjo është pika më e ulët e raporteve Shqipëri-Kosovë në kuptimin e bashkimit midis dy qeverive, ka patur një moment tensioni mes Haradinajt dhe Ramës, por ishte më i zbehtë. Unë mendoj se kjo ndodh se kemi të bëjmë me dy njerëz krejtësisht të ndryshëm si tipologji.

-Të dy të majtë?

Fitim Zekthi: Jo! Rama nuk është i majtë, s’ka asnjë ide politike. Ky është problemi. Rama është njeri pa ide politike, ndërsa Albin Kurti është njeri me ide politike, madje debatik. Rama është diku liberal, diku konservator, diku ultra komunist, diku ultra majtist, Rama merr atë që i duhet, dhe kjo është një fatkeqësi në fakt. Duke qenë kështu, Rama e konsideruar qëndrimin në pushtet ose mbajtjen e pushtetit në Shqipëri duke bërë politikë të jashtme. Pra, politika e jashtme për Ramën në fakt është politikë e brendshme. Plotësisht! Ai edhe Kosovën në gjykimin tim e konsideron çështje të politikës së jashtme, jo çështje kombëtare. Ndërsa Albin Kurti ka ide politike, nuk ia pëlqej, por i vlerësoj. Një njeri jashtëzakonisht i qëndrueshëm në idetë e veta, madje kur është bërë kryeministër herën e parë thuhej a do jetë ky Tsipras i Kosovës?! Kurti ka ruajtur linjën e vet politike me pak rregullime, ndërsa Rama i është bashkangjitur faktorit ndërkombëtar dhe ka vepruar në marrëdhënie me Serbinë dhe Kosovën në këto 10 vite si të jetë kryeministri i Finlandës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share