Kosovë: Të enjten betohen kryetarët e tre komunave të Veriut

KURTI: BETIMI NË INSTITUCIONE PUBLIKE

Të enjten pritet që të betohen edhe tre kryetarët e komunave të veriut të banuara me shumicë serbe të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ata do të betohen në institucione publike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari i ri i Zvecanit ka bërë të ditur se betimi i tij nuk do të bëhet në objektin e Komunës së Zvecanit por në fshatin Boletin, i banuar me shumicë shqiptare.

Kryetari i Leposaviqit do të betohet në Bistricë e ai i Zubin Potokut në fshatin Qabër.

Se janë bërë të gjitha përgatitjet për betimin e tyre e ka konfirmuar edhe Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

Më 23 prill janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme locale në katër komunat veriore me shumicë serbe. Në dy komuna ka fituar Lëvizja Vetëvendosje e në dy të tjera PDK-ja pasi që këto zgjedhje u bojkotuan nga serbët local.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share