Kosovë: Targat me RKS – edhe një mundësi për qytetarët serb

AFATI PËR ZËVENDËSIMIN E TARGAVE DERI MË 1 DHJETOR

Edhe pas një viti, qytetarëve serb të Kosovës u është dhënë edhe një mundësi për zëvendësimin e targave ilegale serbe me ato RKS.

Qeveria ka marrë vendim që qytetarët serb të kenë afat deri më 1 dhjetor për ti zëvendësuar targat ndërsa të gjitha shërbimet janë falas.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se ky vendim vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve nga veriu i vendit.

“Ky vendim i Qeverisë vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është një tjetër dëshmi e pragmatizmit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë” – tha Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe kthim.

Vendimi parasheh që pas datës 1 dhjetor , pronarëve të mjeteve të pajisura me targat ilegale serbe, do t’iu ndalohet qarkullimi me to.

Më 1 shtator të vitit të kaluar kur edhe hynin në fuqi masat e reciprocitetit për targa dhe dokumente qeveria kishte marrë vendim që qytetarët ser btë kenë afat deri më 31 tetor për të zëvendësuar targat.

Kishte ndërhyrë edhe faktori ndërkombëtar që të zgjates afati pasi që serbët refuzonin ti zëvendësonin targat , e ata pak që ia msynin të bënin një gjë të tillë të nesërmen e gjenin makinën e djegur.

Qeveria kishte shtyrë afatin në disa faza por me tensionimin e mëtejmë të situatës atje kjo cështje është shtyrë disa herë dhe tash afati I fundit është vendosur të jetë më 1 dhjetor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share