Kosovë: Takimi i Ohrit – më 23 Mars Kurti raporton në Kuvend

AMBASADORËT E VENDEVE TË QUINT-it TAKOJNË KURTIN

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it të akredituar në Kosovë kanë takuar kryeministrin Albin Kurtit dy ditë pas arritjes së marrëveshjes me palën serb për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve si dhe udhërrëfyesin për zbatimin e tij.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar nga kryeministri që të punojë me ShBA-në për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

JEFFREY HOVENIER- AMBASADOR I SHBA-SË NË KOSOVË

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit. Pritjet e ShBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin” – tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Kosovë

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përkrahur këtë marrëveshje e cila sipas tij është hap kyç drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Për takimin e Ohrit në seancën e Kuvendit para deputetëve do të raportojë kryeministri Albin Kurti.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se takimi i Ohrit e shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit.

Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar protesta për 25 mars kundër marrëveshjes së Ohrit pasi sipas tyre kryeministri Kurti nuk kishte mandate për këtë marrëveshje.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share